Gjendet i pajetë një person në lagjen nr.17 në Korçë. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Fari Adil.
Nga informacionet paraprake në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhunë. Ky shtetas raportohet se është larguar nga banesa në datë 18.12.2023. Trupi është transportuar në morg me qëllim këqyrjen e hollësishme dhe kryerjen e autopsisë.