Korçë/ Ngjarje e rëndë , 64-vjeçarja bie në kontakt me energjinë elektrike

0
Screenshot

Korçë/Ngjarje e rëndë , 64-vjeçarja bie në kontakt me energjinë elektrike

Korçë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Neviçisht, në njësinë administrative të Bashkisë Korçë. Sipas burimeve paraprake, një shtetase ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Mësohet se bëhet fjalë për 64-vjeçaren me iniciale I.D., e cila u transportua menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës. Burime spitalore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës dhe të policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Priten detaje të tjera në vijim.