Korçë, trashësia e dëborës në Dardhë arrin në 50 centimetra

0

KORÇË- Prej ditës së djeshme qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se trashësia e dëborës në zonën turistike të Dardhës ka shkuar deri në 50 centimetra.

Ndërsa në aksin që lidh qytetin e Korçës me pikën e kalimit doganor në Kapshticë trashësia e dëborës është 5 centimetra.

Autoritet thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompanitë kontraktore vijojnë punën për pastrimin e zonës dhe kriposjen e zonave ku ka prezencë ngricash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu