Kore raciste ndaj futbollistëve të Napolit, Koulibaly u kthehet keq tifozëve

0

Një tjetër episod i racizmit në fushat e futbollit. Në Firence, në fund të ndeshjes midis Fiorentinës dhe Napolit, Osimhen, Anguissa dhe Koulibaly u shënjestruan nga disa tifozë të Fiorentinës, të cilët iu drejtuan lojtarëve me epitete raciste.

Koulibaly, i intervistuar pas përfundimit të takimit, iu përgjigj fyerjeve pasi dëgjoi fjalën “majmun”. “A më the majmun? Eja këtu dhe më trego”, ishte reagimi i mbrojtësit senegalez. Osimhen dhe Anguissa, nga ana tjetër, iu përgjigjën koreve me një buzëqeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu