Koronavirusi i mori jetën, i jepet lamtumira e fundit 37-vjeçarit nga Elbasani

0

Elton Gegolli është 37-vjeçari nga Elbasani, i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit. Mësohet se ai nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. I riu punonte në një laborator në një kompani industriale në ish-Metalurgjik. Ai njihej nga të gjithë si një person që kishte pasion jetën aktive dhe tatuazhet. Largimi i tij tronditi qytetin e Elbasanit, por edhe gjithë opinionin publik në Shqipëri.

Së fundmi janë publikuar edhe fotot nga ceremonia e lamtumirës së 37-vjeçarit. Në varrimin e tij janë vetëm familjarët. Eltoni kishte vetëm një vëlla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu