Koronavirusi mbërrin në Belsh, infektohen nënë e bijë 46 dhe 20 vjeçe

0

Dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të premte në Belsh. Burime bëjnë me dije se rastet e reja janë nënë e bijë, përkatësisht 46 dhe 20 vjeç, të cilat dyshohet se janë infektuar në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe ato ndodhen të vetëkarantinuara në banesë.

Raste të reja më koronavirus janë konfirmuar në disa qytete, 5 në Vlorë, 3 në Durrës, 2 në Krujë dhe 5 raste nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsorë në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu