Doktori Nevruz Caushaj, kardiolog në spitalin Amerikan ka deklaruar se koronavirusi nuk njeh moshë, pasi janë infektuar mbi 2 mijë e 500 fëmijë në Qendrën Spitalore për Pediatrinë.
Ai u shpreh se virusi nuk selekton moshë dhe numri i vdekjeve normal që është më i madh.
“Shtimi i vdekjeve nga Covid ishte i pritshëm, pasi vetë Covid shkonte dhe gjente njerëzit me sëmundje kronike ose me patologji që ishin në vuajtje e sipër. Normalisht që pritej që numri i vdekjeve të ishte më i madh se vitet e tjerë.