Korrier droge në fundjavë/Si u kap avokati “Golja” në Korçë, me vete kishte familjen

0

KORÇË– Avokati Joni Mosku gjatë ditës ishte avokat për qytetarët në Gjykatën e Korçës, ndërsa në fundjavë shërbente si transportues i lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut. Rasti është zbuluar nga prokuroria e Korçës, e cila ka hetuar për disa muaj më radhë aktivitetin e paligjshëm të avokatit dhe një personi tjetër që bashkëpunonte me të dhe që quhet Ligor Romançka.

Gazetari Elton Qyno ka sjellë detaje nga dosja hetimore, ku Romançka, identifikohet me nofkën “Golja”, ndërsa dy personat e tjerë, nga katër që janë ndaluar, janë Idriz Manej me pseudonimin “Shkodrani” ose “Gjyshko” dhe i shoqëruari, Andrea Çiko, me pseudonimin “Turi Spatka”. Po ashtu, për këtë çështje është Albion Çiko, si njeriu që ka bërë modifikimin e makinave në servis. Makinat modifikoheshin në servisin që është në pronësi të Andrea Çikos ose “Turi Spatkës”.

Ndërkohë avokati vetë u kap me 66 kg drogë. Në datën 6 nëntor 2021, Joni Mosku duke marrë me vete dhe familjen, për të krijuar idenë e një fundjave normale në Maqedoni të Veriut, po tentonte të kalonte kufirin. Por nuk ishte aq e thjeshtë për të pasi prej kohësh ishte në vëzhgim nga Policia. Në momentin kur pikasën se mjeti i avokatit po kontrollohej, Ligor Romançka ose “Golja” dhe Idriz Manes me pseudonimin “Gjyshko” tentuan që të dinin nga radha, por ranë më shumë sy të Policisë. Të dy u ndaluan gjatë rrugës në kthim, duke i komunikuar arrestimin për llogari të prokurorisë së Korçës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu