Nga Vasilika Puka
Pranë poliklinikës së specialiteteve Elbasan ndotja është në një nivel të papranueshem për qytetarët. Sic duket edhe nga pamjet kazanët janë të mbushur me mbeturina, një pjesë e të cilave ka rënë në tokë. Gjë kjo e patolerueshme për më tepër në një periudhe pandemie ku higjena duhet të jetë maksimale dhe shmangese e të gjitha infeksioneve qe cdo ditë po qarkullojnë. Pranë koshave dhe kësaj ndotjeje, thuajse ngjitur qëndrojnë pacientet të cilët presin rradhën për shërbimet shëndetësore në poliklinike. Vetë ata shprehen se panorama dhe ky kaos ndotjeje që paraqitet këtu është i papranueshëm dhe aq më tepër pranë një institucioni shëndetësor ku pastërtia duhet të jetë e njeë niveli maksimal.
Jo vetëm përballë poliklinikës së specialitetevë por në mjaft lagje të qytetit duket sikur problemi i ndotjes nuk gjeti kurrë zgjidhje. Vecse prishje e imazhit te qytetit kjo shndërrohet dhe në një vatër infeksioni për sëmundje të ndryshme.