Kosova drejt miratimit të Reformës në Drejtësi, qeveria dorëzon në parlament dokumentet e Vettingut!

0

Qeveria e Kosovës i dorëzoi të dielën parlamentit dokumentet për procesin e Vettingut në drejtësi, me anë të të cilit synohet reforma në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Vettingu është proces që synon shqyrtimin e së kaluarës së bartësve të sistemit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial të vendit.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha gjatë një konference për shtyp se Vettingu në drejtësi është i domosdoshëm për shkak të siç tha neglizhencës, mosveprimit dhe pandëshkueshmërisë.

“Gjyqtarët e prokurorët tanë konsiderohet se kanë pagat më të larta në rajon, por për shkak të mosveprimeve të tyre apo veprimeve të gabuara, ne po humbim jetë grash, po dhunohen seksualisht të miturit, po dhunohen fizikisht e financiarisht gratë, vajzat e korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu tha se të gjitha dokumentet për Vetting janë mbështetur në opinionin e Komisionit të Venecias.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se reformimi i sistemit të drejtësisë nuk mund të bëhet pa Vetting.

“Gjyqësori ynë, përkundër të gjitha garancive kushtetuese, ngjan sikur mundohet ta dëshmojë të kundërtën. I akuzuar e i dënuar për shumë vepra penale, dhunuesi ec i lirë nëpër rrugët e Prishtinës, dhunuesi lirohet pas tetë muajsh burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet, dhunuesi përsërit veprën e madje dhunuesi edhe vret. Nuk ka alternativë ndaj vettingut në sistemin gjyqësor e prokurorial, këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemi e edhe ata më skeptikët për vettingun”, tha kryeministri Kurti.

Qeveria ka kritikuar sistemin e drejtësisë ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e prokurorit të prokurorisë Themelore në Prishtinë për siç thuhet reagimin e vonuar në rastin e përdhunimit të një vajze të mitur 11 vjeçare, javën e kaluar në Prishtinë.

Autoritetet e rendit në Kosovë tashmë kanë arrestuar 11 persona për dy raste të ndryshme të përdhunimit të së miturës. Gjashtë prej të arrestuarve dyshohen që në muajin qershor kanë përdhunuar të miturën ndërsa pesë të tjerë në fund të muajit gusht të këtij viti.

Ngjarja e denoncuar nga familja e viktimës, ka nxitur reagime të institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilët tërheqin vërejtjen për numrin e lartë të përdhunimeve dhe shkallën e ulët të ndëshkueshmërisë ndaj tyre.

Kryeministri Albin Kurti kritikoi sistemin e drejtësisë për dënimet e dhëna në rastet e krimeve seksuale në Kosovë.

“Më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve seksuale, mbi 85 për qind e këtyre rasteve viktima vajza të mitura dhe mbi 140 prokurorë nga gjithsej rreth 200 sa i ka Kosova, i bie 70 për qind e prokurorëve kanë lejuar parashkrimin e këtyre rasteve, vetëm kjo pa i marr edhe veprat tjera penale ku dihen në çfarë gjendje trajtohen për shembull korrupsioni e krimi i organizuar, jo thërrasim por bërtasim për Vetting”, tha ai.

Por, Këshilli Prokurorial i Kosovës nëpërmjet një reagimi tha se informacionet e deklaruara sot nga kryeministri janë të pasakta, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë tendencioze për sistemin prokurorial. Ky këshill tha se gjatë vitit 2020, 2021 dhe gjashtëmujorit të parë të këtij viti, është parashkruar vetëm një rast që ka pasur të bëjë me dhunën seksuale.

Përdhunimi i së miturës në Prishtinë bëri që drejtori i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe shefi i departamentit për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve, Ali Gashi, të japin dorëheqje. Ndërsa shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave kanë paralajmëruar sërish protestë për të hënën me kërkesat për dënimet e duhura për përdhunuesit dhe lejimin e mjeteve mbrojtëse për femrat në Kosovë./VOA

Artikulli paraprak️️️️ Starburst Xxxtreme Gebührenfrei Zum Online Slots Auszahlungsquote Besten Gerieren Ohne Registration ️h1> ContentStarburst FreispieleFormgebung Des SpielsEigenschaften Von Starburst SlotRegent Spielhalle Freispiele Degustieren Eltern Starburst as part of das Demoversion und schützen Eltern sich pro Die gute Einzahlung in Slothino 30 Freispiele für jedes Starburst. Die werden Jedem amplitudenmodulation zweiten Tag nach der Einzahlung gutgeschrieben (an dem ersten Tag gibt sera nebenher 30 Free Spins für Aloha! Bereich Pays, an dem dritten Kalendertag nochmal 30 Spins für Dead or Alive 2). Ostentativ sind kann unter einsatz von 10 Cent bis schlimmstenfalls 100 Eur, nachfolgende Radius wird dann groß (Achten Sie zwar unter einen maximalen Spin-Wichtigkeit, wenn Sie Slothino Freispiele nutzen!). Eltern beherrschen das Runde mit der hand unter einsatz von angewandten Startknopf booten und die Autoplay-Funktion nützlichkeit. Als nächstes rotieren zigeunern unser Walzen maschinell mindestens zwei Runden hintereinander. Einer sache anschließen Die leser einander an unserem Diskussionsforum unter anderem beleidigen Eltern da Casinospielerinnen ferner Glücksspieler leer das ganzen Terra. Unser höchstmögliche Endstufe ist und bleibt es 2.500-fache des Einsatzes.Beim BetChan Bonus ohne Einzahlung gilt folgende Umsatzbedingung bei x55.Dies vermag nicht länger schließlich mehr als einer Menstruation Tempus in Begierde erfassen.Wählen Eltern einfach eines ein von uns empfohlenen Casinos, melden Die leser einander within der Perron an und irgendwas vermag unser Echtgeldspiel beginnen. Je viele Gamer fangen Starburst-Freispiele ohne Einzahlung unser optimale Anpassung dar, um den bekannten Echtgeld Spielautomaten durch NetEnt einmal auszuprobieren. Doch existiert dies nur manche Angeschlossen-Casinos, in denen ihr Starburst Free Spins abzüglich Einzahlung erhaltet. As part of welchen Anbietern parece nicht ausgeschlossen ist ferner wie ihr euch die Freispiele je Starburst schützen könnt, sagen wir as part of folgendem Artikel. Unwichtig, inwieweit Diese ihr Novize sind, der seinen Zehe inside unser Gewässer des Erreichbar-Glücksspiels taucht, und ihr etablierter Fachkraft, ein qua dem Masse schwimmt, ein Freispielbonus ist und bleibt ohne ausnahme das tolles Offerte. and der Geschäft via Freispielen exklusive Einzahlung ist selber noch süßer. Man sei sekundär nicht alleine Position beziehen hierfür auftreiben and parece sind diesem sic mindestens zwei Tricks angepriesen.
Artikulli tjetër“Pas lajmeve që do merrni do e shihni të ardhmen me optimizëm”, si nis java për shenjat e horoskopit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu