Kosova mbështet hapjen e urës së Ibrit. BE me rezerva: S’është koha e duhur

0

KOSOVË- Vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës për hapjen e Urës së Ibrit e ka përkrahur sonte Qeveria e Kosovës. Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Qeveria thekson se paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim.

“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”.

Nga ana tjetër, emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, duke folur për këtë vendim, ka theksuar se nuk është koha për ta hapur Urën e Ibrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu