Kosova nderon Ismail Kadarenë, Albin Kurti homazhe për kolosin e letërsisë shqiptare!

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të kryer homazhe në nderim të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Kurti shihet i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar të Kosovës dhe nga disa deputetë.

Para tij ka kryer homazhe edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjithashtu pritet të vijë edhe presidentja, Vjosa Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu