Kosovë, një i vdekur dhe 5 të plagosur nga një përplasje me armë zjarri

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit, ku ka mbetur i vdekur një person nga arma e zjarrit.

Zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha KosovaPress-it se në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 5 të tjerë.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur të përballojë plagët e marra nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, deklaroi Ahmeti.

Menjëherë pas marrjes së informacioneve për plagosje me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Zyrtarisht ende nuk dihet se cilat ishin arsyet e përplasjes me armë.

Mirëpo, Ahmeti shtoi se hetuesit policor janë duke punuar për t

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu