Kosovë/ Një orë deri në mbylljen e votimeve, pjesëmarrja arrin në 32%

0

Me vetëm një orë të mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve në 38 komunat e Kosovës, partitë politike po i bëjnë thirrje të fundit qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 18:00 kanë votuar 32% e qytetarëve me të drejtë vote.

Vendvotimet pritet të mbyllen në orën 19:00, përveç rasteve kur qytetarët ndodhen ende në radhë për të votuar – ku, sipas rregullave zgjedhore, atyre do t’u lejohet të votojnë edhe pas kësaj ore.