Kosovë/ Publikohen shifrat zyrtare, KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale 39.07%, nis numërimi i votave

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte 39.07%, sipas të dhënave preliminare të publikuara mbrëmjen e së dielës.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media deklaroi se përkundër një procesi të qetë dhe të rregullt, pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara, ku kishin votuar rreth 43% e qytetarëve me të drejtë vote.

“Sipas të dhënave preliminare, deri në mbylljen e vendvotimeve kanë votuar 39.07% e qytetarëve. Procesi ka qenë i qetë dhe pa pengesa të mëdha,” tha Radoniqi.

Ai bëri të ditur se në shumë vendvotime ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave për kryetarët e komunave, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të vazhdohet me numërimin e votave për asambletë komunale.