Kosovë/ Vjehrra kafshon nusen pasi kjo e fundit e goditi me shuplakë

0

Sipas mediave në Kosovë, një vjehrrë dhe nusja e saj nga Ferizaj janë dënuar të dyja me nga 6 muaj burg pasi në mars të vitit 2022 debatet në familje kanë degjeneruar në dhumë midis tyre.

Sherri midis të dyjave kishte nisur pas një konflikti fillimisht verbal, teksa e reja me inicialet F.A, kishte ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj me inicialet S.F.

Sipas dosjes hetimore, nusja kishte nisur fillimisht një konflikt me bashkëshortin e saj, duke i kërkuar atij të pastronte vajzën e tyre dhe debati i kishte rënë në vesh vjehrrës.

Kjo e fundit teksa po vërente se situata po agravonte, kishte shkuar në banjo pas çiftit për të ndërruar vajzën. Pas një përplasjeje fizike me nusen, kjo e fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë në fytyrë e më pas vjehrra e ka kafshuar me dhëmbë në dorën e majtë.

Dënimi ndaj tyre nga Gjykata është shpallur më 6 korrik 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu