Kosovës i kërkohet një draft-statut për asociacionin: Të përmbajë ide konkrete

0

KOSOVË- Kosovës i është kërkuar një draft-status tjetër, por këtë herë duke u mbështetur në vizionin që kryeministri Albin Kurti e prezantoi në takimin e fundit me presidentin serb, Aleksnadar Vuçiç.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i kërkojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta përgatis një draft për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Abbott i kërkoi që statutin ta hartojë duke u mbështetur në vizionin që ai e prezantoi në takimin e fundit me presidentin serb, Aleksnadar Vuçiç, ndërsa Rohde thotë se duan ta shohin një draft me ide konkrete për Asociacionin.

Kurti e ka një ide të inspiruar në modelin kroat. Në takimin e fundit me Vuçiçi, kryeministri i Kosovës ka propozuar një “draft-vizion” për punën e rregullimit të komunitetit serb në Kosovë. Por Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, po i kërkojnë atij që të bëhet më konkret ta hartojë një draft-statut për Asociacionin.

Për propozimin e dorëzuar prej tij, Kurti ka kërkuar që diskutimet të fillojnë “sa më parë”.

“Unë ua thashë në mënyrë të argumentuar, të arsyeshme, të logjikshme se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë dhe rrjedhimisht është mirë që sa më parë të fillojmë diskutimet mbi bazën e një draft vizioni të cilin kam propozuar unë sot”, tha Kurti më 2 maj.

Por përsëri ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas një takimi me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme tha se vizioni i paraqitur i Kurtit nuk mjafton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu