KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit

0

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor i ka hequr mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se mandati është i pavlefshë dhe se ankimimi për këtë vendim që hyn në fuqi menjëherë, mund të bëhet brenda 30 ditëve.

Celibashi: Nuk është çështja e KQZ ca bëjnë institucionet e tjera, qeveria, kryeministri. Është përgjegjësia e tyre. Vendimmarrja e KQZ nuk është e kondicionuar nga se çfarë bëjnë institucionet e tjera, vendimmarrja e KQZ përcaktohet në këtë rast nga ligji për dekriminalzimin. Kemi një kryetar bashkie të zgjedhur që nuk e ka ushtruar detyrën. Për KQZ, kjo s’ka rëndësi në kuptim të ligjit. Mund të ishte edhe në kushtet kur ushtronte detyrën. Kur verifikohet që ka kryer një vepër penale a e ka kompetencën KQZ për ta zhvlerësuar këtë mandat? Po, e ka të drejtë dhe këtij ligji i nënshtrohen më shumë akoma ata të cilët e kanë marrë ata detyrë. Ty ligji të ndalon të mos kandidosh në disa kushte dhe ta ushtrosh kur verifikohen kushtet e ndalimit. Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Mund të bëhet ankimi i këtij vendimi brenda 30 ditëve. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu