KQZ, ja kush është deputetja që do të zëvendësojë Tom Doshin

0

Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë sot vendimin se kush do të jetë deputeti që do të zëvendësojë Tom Doshin, i cili dhe dorëheqjen nga mandati i tij pak orë pas zgjehdjeve të 25 prillit.

Mandati i Tom Doshit do t’i kalojë kandidatës së tretë së listës emërore të PSD, Jetmira Rraboshta, në listën e Shkodrës.

Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.

Kujtojmë që pak ditë më parë kandidati i dytë në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Gledis Çeliku humbi mandatin e deputetit për zëvendësimin në Parlament të Tom Doshit, pasi nuk kishte paraqitur formularin e dekriminalizimit.

KQZ vendosi që të shpallte moszgjedhshmërinë e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidati i radhës, pas dorëheqjes së kryetarit të PSD-së Tom Doshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu