KQZ jep vendimin për fondet, PS rrëmben pjesën më të madhe të ‘tortës’, Alibeaj merr afro 25 mln lekë, sa u ndanë për Metën

0

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë afron 100 milionë lekë të reja për partitë që garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ajo që vihet re në listën zyrtare të KQZ-së, është se pjesë më të madhë të ‘tortës’ e ka marrë Partia Socialiste. Selia rozë ka rrëmbyer plot 42 milionë lekë. PS ndiqet nga Partia Demokratike që ka marrë afro 25 milionë lekë, para që do të menaxhohen nga Enkelejd Alibeaj dhe grupi i drejtuar prej tij. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk ka marrë asgjë, por për Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, KQZ-ja ka ndarë mbi 15 milionë lekë.

Njoftimi i KQZ-së:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.

Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:

1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu, miratoi kërkesat e televizioneve “Star Plus”, “Syri Tv”, “Klan Tv” dhe media online “Albanian Post”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Në këtë seancë u vendos dhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1977/00, QV nr. 1977/01, QV nr. 1977/02, QV nr. 1977/03, QV nr. 2021/00, QV nr. 2021/01, Bashkia Tiranë, QV nr. 1080/00, Bashkia Bulqizë. Përfundoi shqyrtimi administrativ i denoncimeve të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu