KQZ: Ndalohen thirrjet elektorale, përfshirë edhe rrjetet sociale!

0

KQZ urdhëron respektimin e heshtjes zgjedhore nga politika, institucionet dhe përfaqësues të ndryshëm, përfshirë edhe rrjetet sociale.

Njoftimi zyrtar u dha sot nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në të theksohet se subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale në asnjë formë.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në këtë njoftim të postuar në llogarinë e rrjetit social Facebook.