KQZ ndan fondet, PS merr pjesën e madhe të ‘tortës’, Alibeaj 1 milion USD, Berisha ngelet ‘thatë’ (Shuma për secilën parti)

0

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politikë në vend për vitin 2023. Fondet janë ndarë në bazë të deputetëve që këto parti kanë në Kuvend. Fondi në total për tu shpërndarë është 345 milionë e 600 mijë lekë. Nga këto, rreth 40% i ka marrë Partia Socialiste, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë mes 10 partive të tjera. Partia Demokratike ka marrë 106 milionë lekë, para që depozitohen në llogaritë që tashmë menaxhohen nga deputeti Enkelejd Alibeaj, duke qenë se me vendim gjykate ka marrë vulën dhe selinë e Partisë Demokratike. Partia e Lirisë ka marrë 15 milion lekë, Partia Socialdemokrate ka marrë 12 milion lekë, ndërsa Partia Republikane ka marrë 11 milion lekë. Kryedemokrati Sali Berisha ka mbetur ‘thatë’.

“Si ndihmë financiare vjetore është 345 milionë e 341 lekë i cili i shpërndahet partive politike. Partia Socialiste 151 milionë, Partia Demokratike 106 milionë, Partia për Drejtësi e Unitet 9 milionë, Partia për të Drejtat e Njeriut 8 milion, Partia Republikane 11 milionë, Partia Agrare 8 milionë, Partia për Lëvizje e Zhvillim Kombëtar 8 milionë, Partia e Legaliteti 8 milionë, Partia e Lirisë 15 milionë, Partia Socialdemokrate 12 milionë, Partia Nisma Thirrje 6 milionë”, tha Celibashi.

Ndarja e partive:

– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e
katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.

– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.

– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.

– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e
tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e
gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind
e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë
mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) lekë.

– Partia Social Demokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e
gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu