KQZ për ‘trenin bullgar’ në Peqin: Nuk kanë dalë fletë votimi nga kutitë e Pekishtit

0

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ)ka mohuar denoncimin e Partisë Demokratike për “trenin bullgar”, ku Kryedomrati Sali Berisha deklaroi se janë kapur fletë votimi në një lokal dhe që përdoreshin nga PS për manipulim të procesit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka delaruar sot se fletët e pretenduara nga PD-ja, sipas verifikimeve që ka kryer institucioni në KZAZ nr. 45 Peqin, (fshati Pekisht), nuk rezultuan të kishin dalë nga kutitë.

“Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je”, thotë Celibashi në shkresën drejtuar Franc Nurit të PD-së.

PD denoncoi më 22 maj nëpërmjet deputetit të sapozgjedhur të Elbasanit, Blendi Himçi, se kanë gjetur fletë votimi tek pronari i një lokali.