Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kanë nisur mbrëmjen e së shtunës, kremtimet për Pashkët. Festa e Pashkës, këtë vit festohet në të njëjtën ditë për të dyja fetë e krishtera.
Në katedralen “Shën Pali” në Tiranë, janë mbledhur besimtarët e shumtë për të kremtuar ringjalljen e Krishtit.
Në vigjilje të kësaj feste të madhe, edhe Imzot Arjan Dodaj dhe dom Gjergj Meta, nga kisha Katolike, dhanë mesazhe të forta për drejtësi, punë të ndershme e solidaritet.
Me meshat e së shtunës në mbrëmje dhe dreka e së dielës (19 dhe 20 prill), besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre, Pashkën.