BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd për të dytën ditë në kuadër të mbajtjes së samitit të radhës të “Ballkanit të Hapur”. Sot mbrëmjen e ka kaluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç ndau në Instagram imazhe ku ndodhej bashkë me kryeministrin Rama, ku shkruante shkruante se ishte krenar për miqësinë e krijuar me Shqipërinë.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkroi Vuçiç teksa ishin ulur përballë njëri-tjetrit në një lokal buzë lumit Sava.
Dita e dytë e Samitit të Open Balkan në Beograd ka pasur si kryefjalë krizën energjitike që po afron gjë që do të sjellë një dimër të vështirë dhe kërksën ndaj Bashkimit Evropian për ndihmë.