Kreu i ri i PD/ 8 nga 52 deputetë morën pjesë në zgjedhje, Gjana: 13.700 anëtarë shprehën vullnetin deri në orën 17:00

0

TIRANE- Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, ku garuan Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana, tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 anëtarë të PD-së, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Ai njoftoi se ndonëse orari zyrtar ka përfunduar, do të lejohen që të shprehin vullnetin qytetarët të cilët janë në pritje jashtë qëndrave të votimit.

“Me të dhënat e orës 17:00, shifra është diku te 13 700 votues, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Përgjithësisht ka qenë ditë e qetë. Ne kemi lëvizur në terren, nuk ka pasur probleme. Ka qenë ditë e qetë votimesh dhe presim të ketë të dhëna më të mira, pasi tani pasdite ka pasur demokratë që i janë afruar qendrave të votimit.

Nga të gjitha të dhënat që kemi, ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar. Kanë votuar individë me karta identiteti. Nuk është pranuar askush pa kartë. Ku ka ende persona jashtë qendrave të votimit, do të lejohen të votojnë”, është shprehur Gjana.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve solli një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike zyrtare, ndërsa procesi është kundërshtuar ashpër nga një pjesë e rëndësishme e partisë e kryesuar nga Bardhi, të cilët e konsiderojnë një proces antistatutor.

Vetëm 8 deputetë demokratë kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Shumica dërrmuese e kanë bojkotuar si proces. Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë të vetmit deputetë të PD që kanë votuar sot në procesin për kryetar të organizuar nga Lulzim Basha. PD ka fituar 52 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit dhe tashmë ndodhet në një situatë të tensionuar, për shkak të përçarjeve të brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu