Kreu i SPAK, Altin Dumani me bashkëshorten hedhin votën: Do komunikojmë pas zgjedhjeve

0

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka ushtruar të drejtën e votës këtë të shtunë në shkollën “At Zef Pllumi” në Tiranë, ku u shfaq i shoqëruar nga bashkëshortja.

Dumani zgjodhi të mos prononcohej për mediat pas votimit, duke u shprehur shkurt se komunikimi nga ana e institucionit që ai drejton do të vijë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Pas votimit, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion do të drejtohet drejt zyrës së posaçme të koordinimit pranë SPAK, ku është ngritur një strukturë për ndjekjen e të gjitha denoncimeve dhe zhvillimeve që lidhen me zgjedhjet.

Më pas, prokurorët e posaçëm do të angazhohen në terren për të monitoruar nga afër integritetin e procesit zgjedhor.