Kreu i SPAK, Altin Dumani një nga 10 kampionët kundër korrupsionit në botë, nderohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

0

Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”.

Vlerësimi u bë sot (9 Dhjetor) në një ceremoni të zhvilluar në Departamentin e Shtetit, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Në fjalën e tij, Blinken tha se ” Dumani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”.

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu