Një rast i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku protagonist është bërë një 50-vjeçar shqiptar.
Mësohet se ai ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të miturave.
Sipas mediave greke, shqiptari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme para vajzës së tij, e po ashtu para vajzës së bashkëshortes së tij, të dyja të mitura.
Ai është denoncuar nga familjarët dhe është arrestuar pasditen e djeshme, pasi ai ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga autoritetet policore.