Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill ftesën

0

Partitë e opozitës kanë zhvilluar një takim ditën e sotme për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar e cila pritet të përballet me qeverinë.

Në këtë federatë morën Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Balli Kombëtar Demokrat dhe Partia Fryma e Re Demokratike ndërsa Partia Demokratike e vulës edhe pse pati ftesë, Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në takim.

Në këtë takim mbajtën fjalën disa krerë të partive ndër të cilët edhe Fatmir Mediu i cili u shpreh se ky takim ka si qëllim që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

Në mbledhje mbajti një fjalim edhe Flamur Noka i cili u shpreh se ky takim është përgjigje kundër sundimit të Ramës dhe se ky bashkim i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit.

Nënkryetari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për shqiptarët ndërsa ka theksuar se pavarësisht dallimeve tha se ata i bashkon dëshira për të parë demokraci në vend.

Federata e Opozitës së Bashkuar do të krijohet sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë pët mediat ka komentuar takimin mes partive të opozitës ku u shpreh se së bashku ta do të rrëzojnë regjimin e Ramës.

Dy prioritetet kryesore të kësaj Federate janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe nevoja për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu