Krim i dyfishtë në Shkodër, turisti vret gruan dhe më pas veten

0

SHKODËR- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin Shkodrës.

Bashkëshorti ka vrarë gruan dhe më pas veten.

“Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të Kishës Françeskane, në një rrugicë aty pranë. Kanë qenë çift, bashkëshorti ka vrarë fillimisht gruan dhe më pas ka qëlluar veten. Vrasja është kryer me armë zjarri, kështu raportohet paraprakisht”, raportohet.

Dy viktimat janë shtetas të huaj, identitet i të cilëve nuk dihet ende.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e krimit.