Krim i rëndë në Itali, vritet gruaja shtatzënë, autor i dyshuar një 41-vjeçar nga Kosova

0

Vanessa Ballan, 27 vjeç, u vra me disa plagë me thikë në fshatin Spineda di Riese Pio X , në provincën e Trevisos.

Trupi i pajetë është gjetur në hyrje të shtëpisë së saj dhe alarmi është ngritur nga një fqinj i cili ka njoftuar 118. Për vrasjen është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes 41-vjeçari nga Kosova Bujar Fandaj , të cilin gruaja e njihte. Sipas partnerit të 27-vjeçares, ajo e kishte denoncuar për përndjekje.

Partneri i të resë, Nicola Scapinello , ndodhej në shtëpi në momentin e krimit . Çifti ishte në një lidhje prej 11 vitesh dhe kishte një fëmijë të lindur në prill 2019, i cili ishte në çerdhe në momentin e vrasjes.

Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë: ajo ishte tre muajshe shtatzënë.

Gruaja u godit në fytyrë dhe më pas u godit me të paktën shtatë plagë të thella me thikë në gjoks.

Ka lëndime të shumta mbrojtëse në duart e viktimës, duke konfirmuar se si ajo u përpoq në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonte nga furia e vrasësit.

Partneri e Vanessës Ballan, i cili ishte me të në shtëpi, është në gjendje shoku.

Dyshohet se 41-vjeçari nga Kosova kishte pasur një lidhje me gruan, por pasi mbaroi filloi ta përndjekte, me vizita të vazhdueshme dhe të papritura në supermarket, ku e reja punonte. Një seri sjelljesh ngacmuese që e kishin shtyrë edhe Vanessa Ballan ta denonconte në tetor për ndjekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu