Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Shkodër, ku raportohet për të shtënat me armë. Nga informacionet e para, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën; një djalë ka vrarë të dashurën dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Fusha e Drurëve” në lagjen Mark Lula. Detajet e mëtejshme lidhur me shkaqet që çuan në këtë akt të dhunshëm janë ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet që fshihen pas këtij krimi të rëndë.
Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprime për sigurimin e provave dhe për të identifikuar shkakun e ngjarjes tragjike.