KOSOVË- Krim në qytetin e Prishtinë! Policia e Kosovës ka njoftuar se një 34-vjeçar ka humbur jetën në rrugën “B” në Prishtinë, kurse një vajzë 30-vjeçare është plagosur.
Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur fillimisht të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten.
Lajmi konfirmohet nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ahmeti ka njoftuar se fillimisht rasti është raportuar rreth orës 15:00 për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.
“Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.