“Krim skandaloz”/ Deklarata e fortë e avokatit: Si përvetësoi Ilir Meta tokën shtetërore, ia dha gardistit dhe pastaj…

0

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”.

Duke komentuar vendimi ne SPAK për të sekuestruar dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, ai tha se Prokuroria e Posaçme duhet të sekuestrojë dhe pasuri të tjera të çiftit Meta-Kryemadhi. Ai tha se Meta ka përvetësuar një tokë shtetërore gjatë kohës që ishte kryeministër, duke ia dhënë një gardisti, e më pas duke e kaluar në pronësi të prindërve të Kryemadhit.

“SPAK e ka nisur me këto dy pasuri tek Kodra e Diellit, por duhet të vazhdojë dhe me të tjerat. Jam i bindur që do vazhdojë dhe me të tjerat. Nuk mund të lihen ato 15 milionë euro minimumi të vilës në Gjirin e Lalëzit, nuk mund të justifikohet vetëm arredimi i brendshëm i asaj vile që ka një vlerë marramendëse, që është bërë me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, me paratë që Meta dhe Kryemadhi kanë vjedhur. Do hetohet edhe ajo që quhet si burimi i pasurisë së tyre, ajo pasuria e prindërve të Kryemadhit. Familja e Kryemadhit ishte e pasur sepse kishte një tokë në Laprakë. Kush ua dha atë tokë, si e gjetën sepse ata ishin nga Dibra? Si e blenë atë tokë ku ndërtuan pallate dhe i shitën me çmime tepër të larta. Ajo tokë ishte shtetërore. Ilir Meta kur ishte kryeministër ia dha një djali të ri që e kishte truprojë, ia dha atij gjoja e bleu nga shteti. Por ai nuk bleu asgjë sepse nuk pagoi asgjë. Pastaj, nga ky gardist, toka iu shit vjehrrit dhe vjehrrës të Ilir Metës. Mbi këtë bazë ndërtoi atë pasuroi të jashtëzakonshme dhe tani gjoja qenka prona e tyre. Ky është një krim skandaloz, ajo pronë duhet të sekuestrohet.”– tha avokati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu