Krimi i dyfishtë në Kosovë/ Flet i afërmi i pronarit që vrau punëtoren dhe veten: Ka qënë një grua shembullore! Shkak ishte xhelozia…

0

KOSOVË – Detaje të reja kanë dalë në deitë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua këtë pasdite në Vushtroi të Kosovës, ku pronari i një furre buke vrau me armë zjarri punonjësen dhe më pas veten.

Shkak i vrasjes, sipas raportimeve paraprake dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit, pasi viktima 40 vjeçe kishte lënë punën te furra dhe kishte nisur të punonte diku tjetër, sipas të afërmit të viktimës.

Sakaq vëllai i pronarit të furrës së bukës që vrau veten është shprehur për mediat vendase se punëtorja ishte një grua shembullore, ndërsa shton se rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk i dinë.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë…Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë”, ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.