Krimi në Shkozë, vëllai i autorit: Na ka kërcënuar me vrasje, por nuk e kemi marrë seriozisht

0

TIRANË- Erjon Sinani, bashkëshorti i 37-vjeçares Monika Sinani që u vra nga kunati i saj mëngjesin e sotëm është shprehur se autori i ngjarjea, Roland Sinani ka kërcënuar shumë herë, por që nuk e kanë marrë seriozisht. Erjon Sinani është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe sipas TvKlan ka rrëfyer se marëdhënia e tij me të vëllanë nuk ishte shumë e mirë.

Fakti që jetonin nën një çati ka ndikuar në rritjen e konflikteve mes tyre deri në ngjarjen tragjike të mëngjesit të sotëm.

“Jemi kërcënuar me jetë nga ai, por bashkë me Migenën, nuk i kemi dhënë shumë rëndësi,”- ka rrëfyer ai.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë. Dyshimet flasin për një person të tretë të përfshirë pasi në trupin e autorit janë gjetur dy plumba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu