Krimi që tronditi Italinë, arrestohet në Gjermani 22-vjeçari që vrau ish-të dashurën e tij

0

Filippo Turetta , ish-i dashuri i Giulia Cecchettin, trupi i të cilës u gjet në një kanal pranë liqenit Barcis , në provincën e Pordenone, u arrestua pranë Leipzig , Gjermani .

Arratisja e 22-vjeçarit nga Torreglia përfundoi përgjatë autostradës A9 pranë qytetit të Bud Duremberg, pas një jave në arrati.

Makina me të cilën ai po udhëtonte u ndalua në korsinë e emergjencës sepse i mbaroi benzina dhe Filippo nuk kishte para për të rimbushur sërish karburant.

Pasi u vërtetua arrestimi, Turetta u transferua në një qendër paraburgimi në Halle.

Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë brenda 10 ditëve.

22-vjeçari akuzohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij Giulia.

Ai e ka qëlluar të paktën 20 herë me thikë, ku në trupin e viktimës janë gjetur plagë në kokë dhe qafë.

Sipas hetimeve, i riu e kishte planifikuar më herët vrasjen e ish-të dashurës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu