Krimi TRONDITËS në Sarandë/ 49-vjeçarja vrau burrin me sëpatë, në shtëpi ishin dhe fëmijët

0

Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja, e cila goditi me thikë bashkëshortin e saj teksa ai flinte gjumë.

Mësohet se në momentin kur ndodhi krimi i rëndë, në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët po flinin.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Dhjetor) në fshatin Metoq të Sarandës.

Çifti kishte pasur një debat të ashpër më herët, që duket se është bërë shkak për krimin e rëndë.

55-vjeçari Llazar Tahiraj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autorja e dyshuar e vrasjes është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu