Krisje me Bjellorusinë? Rusia ndalon eksportin e grurit në vendet ish-sovjetike

0

Rusia të hënën ndaloi përkohësisht eksportet e grurit në vendet ish-sovjetike dhe shumicën e eksporteve të sheqerit. USNews shkruan se Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit me Egjiptin dhe Turqinë ndër blerësit kryesorë. Konkuron kryesisht me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën. Vendet qw u wshtw ndaluar eksporti i grurit wshtw Armenia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirgistani.

Kryeministri Mikhail Mishustin nënshkroi të hënën një urdhër që ndalon eksportin e sheqerit të bardhë dhe të papërpunuar deri më 31 gusht dhe ndalon eksportet e grurit, thekës, elbit dhe misrit në shtetet fqinje të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik deri më 30 qershor. Zëvendëskryeministrja Viktoria Abramchenko, megjithatë, tha se eksporti i grurit brenda kuotës sipas licencave individuale do të vazhdojë të lejohet.

Moska javën e kaluar shprehu shqetësim për ritmin e shpejtë të eksporteve të saj të drithërave në vendet fqinje ish-sovjetike, me të cilat ndan zona të lira doganore nën Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Furnizimet për bashkimin nuk i nënshtrohen kuotave të eksportit të grurit të Rusisë dhe taksave aktuale.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu