Një rast i pazakontë ishte sot kur Kristiana, një personazh i njohur në rrjetet sociale si ‘Kiçja’, ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi mjekun Skerdi Faria.
Duke pasur një numër të konsiderueshëm ndjekësish në instagram, Kiçja fitoi një konkurs nga i cili do të përfitonte operacione estetike në klinikën që drejton doktor Skerdi.
Si fillim ajo bëri operacion hundën, buzët dhe veshët dhe në këmbim duhet t’i bënte publicitet klinikës në rrjete sociale.
Kjo marrdhënie vazhdoi normalisht deri përpara pak kohësh kur Kiçja pretendon se doktori nuk i përgjigjet më në telefon e as nuk i përmbahet kontratës noteriale mes të dyve për të kryer operacione estetike në vazhdimësi.
Kicja kërkon të bëjë operacion gjoksin e vi**et por doktori ka një shpjegim profesional përse nuk mund t’ia ofrojë: Ajo nuk ka dhjam për të mbushur “pjesët që i mungojnë”.
Kiçe: Unë kur zoti Skerdi, doktori jonë i famshëm, e kam pas dashur shumë si njeri dhe e kam respektuar shumë, por më doli i pabesë, më gënjeu. Turp të ketë njëherë, por nejse se do flasë dhe ai.
Eni Çobani: Kush është njohja juaj me zotin Faria?
Kiçe: Nga rrjetet sociale. Siç e thashë, jam e njohur, jam e ndjekur, shumë e njohur.
Eni Çobani: Por çfarë bëni ju në jetë, më fal që ju pyes?
Kiçe: Me rrjetet sociale, për momentin menaxhoj një lokal. Jam njohur me doktorin në Instagram sepse ky hodhi në faqen e vet një “giveaway” për hundën sepse e kam pasur pak të madhe, problem, defekt njerëzor, më kupton, ashtu ma krijoi Zoti. Edhe, zotëria s’ka parë hundën e vet njëherë, do shikojë hundët tona, po nejse.
Eni Çobani: Për hundën e doktorit e ke problemin?
Kiçe: Po.
Ardit Gjebrea: Në rregull e ka hundën ai Kiçe, më fal se e kam dhe në profil, e ka hundën në rregull.
Eni Çobani: Ai e pëlqen hundën e tij siç është, flasim për ju tani.
Kiçe: Nejse se jam shumë e mërzitur dhe nuk di si t’ia shpreh mërzitjen.
Ardit Gjebrea: Dhe të duket edhe hunda e tij e madhe?
Kiçe: Po. Ai s’ka rregulluar hundën e vet, do rregullojë hundën time, të tjetrit e tjetrit.
Ardit Gjebrea: Ty ta ka rregulluar.
Kiçe: Kur ka qenë 2019, ka hedhur një “giveaway” në faqen e vet. Unë nuk e njihja doktorin, as ai nuk më njihte mua.
Eni Çobani: Dhe ju morët pjesë pikërisht te ky “giveaway”?
Kiçe: Po, isha jashtë në Greqi, erdha në Shqipëri, e bëra operacionin e hundës, tani firmosa një kontratë. Ja tek e kam kontratën.