Kriteret për President/ Veliaj shpalos platformën e Alibeajt

0

TIRANË– Presidenti i vendit, emri kush do të zëvendësojë Ilir Metën në postin e kreut të shtetit, është kthyer në një mollë sherri për kampin e selisë blu. Teksa socialistët janë mbledhur edhe kanë propozuar emrat e tyre, mes demokratëve ka përçarje. Megjithatë duhet se ka edhe nga ana që ndjekin me kujdes se ç’thotë kryeministri i vendit për të reaguar më pas. Pasi u mblodhi emrat me zarf, Rama ndryshoi në mes të lojës rregullat, duke kërkuar një emrin e një personi që nuk ka lidhje me Partinë Socialiste.

Edhe pse socialistët e kishin shprehur njëherë mendimin e tyre. Dje, në një intervistë për Report Tv, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur në kriteret e kreut të ri të shtetit. Veliaj thotë se mjafton të jetë një profesionit, figurë akademike, ushtarake ose një figurë që nuk është përfshirë në PS pesë vitet e fundit.

“Deri tani procesi ka qenë shumë i hapur për të caktuar disa kritere që do e bënin kandidaturën eventuale një kandidaturë të pranueshme. Pra, PS edhe pse i ka votat, dhe në fakt socialistët ndihen që ka ardhur koha për një president socialist, duke qenë se populli ka votuar mjaftueshëm deputetë për këtë vullnet, e megjithatë për PS nuk është qëllimi këtu. Qëllimi është të kemi një vend funksional. Kjo do të thotë se për herë të parë ne kemi vënë rregulla të brendshme: pra nuk do të jetë deputet i PS apo politikan aktiv i PS. Nëse dikush vjen, qoftë si i pavarur apo qoftë dhe me bindje të ndryshme nga tonat, por nuk është aktiv në politikë, por do të shërbejë në këtë funksion – mund të vijë nga Akademia, nga diplomacia, mund të vijë nga Forcat e Armatosura – pra me një karrierë të konsolidar si profesionist, kjo do t’i bënte mirë Shqipërisë,”– deklaroi Veliaj.

Teorikisht duket si një president ideal. Veçse këto kushte ngjasojnë pas si tepër me draftin që ka bërë Enkelejd Alibeaj. Veçse ky i fundit për më shumë ka shtuar se do dhe një person me të shkuar anti-komuniste. Këtë la pa thënë Veliaj, se të gjitha të tjerat ishin e njëjta platformë.

Por si qëndron e vërteta? Alibeaj është frymëzuar nga socialistët, apo e anasjellta? Mos vallë edhe emri që pritet të votohet në raundin e parë më 16 maj do të jetë i njëjti? Deri më tani nga dy kampet janë të njëjtët persona që qarkullojnë si favoritë; mjeku Mentor Petrela dhe Visar Zhiti.

Kush nga ta do të jetë i përzgjedhuri? Jo për gjë, po Alibeaj e Gazment Bardhi janë këmbëngulës që emri duhet të dalë nga PD-ja. Veçse me kushtet e Ramës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu