TIRANË- Prodhuesit vendas kanë ngritur alarm në lidhje me krizën energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Abc News shkruan se kjo pasi nga 1 janari për biznesin e madh dhe të vogël, çmimet do të rriten 3-fish. Sekretari i përgjithshëm i prodhuesve Arben Shkodra ka thënë se kostot e biznesit shqiptar do të rriten ndjeshëm dhe kjo do të ndikoj në uljen e prodhimit, por shtoi se disa kompani mund edhe të mbyllin aktivitetin.
KOSTO E NJË BIZNESI NË NJË MUAJ PËR ENERGJINË
AKTUALISHT 75 MLN LEKË
QË NGA 1 JANARI 250 MLN LEKË
Biznesi gjithashtu po u bën apel qeverisë që të shtyjë në kohë vendim, për shkak se ata ajnë në krizë dhe se kjo do t’i rëndojë shumë më tepër. Që prej 1 janarit 7400 biznese në vend duhet të kalojnë në treg të lirë për të siguruar energjinë elektrike dhe nëse nuk dalin ata do të faturohen me çmimet me të cilën energjia shitet në bursë.