Ai falenderon Presidentin Aliyev dhe Azerbajxhanin për mbështetjen e tyre në zbatimin e gazsjellësve TAP dhe IAP.
Presidenti Ilir Meta ka bërë apel për diversifikimin e burimeve të energjisë, veçanërisht në energjinë diellore dhe të erës. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se agresioni rus në Ukrainë u ka mësuar vendeve se nuk duhet të varen asnjëherë nga një burim i vetëm energjie, apo nga disa vende të botës. Ai falenderon Presidentin Aliyev dhe Azerbajxhanin për mbështetjen e tyre në zbatimin e gazsjellësve TAP dhe IAP.
Postimi i plotë:
Siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale. Agresioni i Ukrainës nga Rusia ka sjellë një tension të madh dhe po na mëson atë që dinim, por nuk donim ta nxinim: që të mos bëhemi të varur nga një burim energjie dhe vetëm nga disa vende të botës. Kërkesa në rritje e madhe për naftë ka rritur jashtëzakonisht pasigurinë globale të energjisë në vendet e zhvilluara dhe veçanërisht në zhvillim dhe po ndikon në politikat qeverisëse të vendeve. Të gjithë duhet të punojmë për: diversifikimin e burimeve të energjisë, veçanërisht në energjinë diellore dhe të erës; sigurimin e prodhimit vendas, veçanërisht për energjinë e gjelbër dhe sigurimin e shpërndarjes dhe aksesit për njerëzit tanë. Falënderoj Presidentin Aliyev dhe Azerbajxhanin për mbështetjen e tyre në zbatimin e suksesshëm të gazsjellësve TAP dhe IAP! Këto projekte marrin një rëndësi të madhe në këtë moment dhe veçanërisht për të ardhmen e rajonit tonë dhe sigurinë energjetike të Europës.