TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka folur për krizën e nafës, e cila ka ardhur si pasojë e konfiktit në Lindjen e Mesme. Pas mbledhjes së qeverisë, Karakaçi u shpreh se Nugshtica e Hormuzit nuk përbën problem furnizimi për furnizuesit shqiptar.
Karakaçi tha se situata po monitorohet, ndërsa nuk përjashtoi mundësin e krijimit të një bordi në lidhje me këtë.
“Po e shohim situatën në dinamikë, një a ka mungesë produkti në treg. Siç njoftuam gjithë komunikimet, Hormuzi nuk përbën problem furnizimi për furnizuesit shqiptar.
Sa i përket çmimit, mekanizmi është aty. Mund të ngrihet menjëherë, kemi vlerësuar se me anë të mesazheve ata të vlerësojnë rëndësinë. Bordi është aty, mund të ngrihet shumë shpejt por ende nuk kemi vendosur një gjë të tillë,” u shpreh ai.





