Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se ai dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç janë dakordësuar që të ndërmjetësojnë bisedimet në Bosnje & Herzegovinë, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi. Në një deklaratë të përbashkët ata kanë thënë se kriza në atë vend duhet të ndërmjetësohet. Presidenti Erdogan tha se serbët, kroatët dhe boshnjakët, duhet të përmbahen nga hapat që rrezikojnë integritetin territorial të Bosnjës dhe se të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi.
“Pas zgjedhjeve të Serbisë, ne duam të bëjmë bashkë liderët e tri grupeve dhe të kemi takim me ta. Përmes këtij takimi, le të marrim hapa për të siguruar integritetin territorial të Bosnjës”, tha ai.
Në lidhje me bisedimet, Erdogan ka deklaruar se ato mund të mbahen në Beograd ose në Stamboll.