Kriza në PD, Sali Berisha: Ja propozimet që i bëmë Bashës, i refuzoi të gjitha

0
Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.

Pjesë nga biseda

Pyetje: A nuk duhej pritur vendimi i gjykatës?

Berisha: Kjo është një lëvizjë nga poshtë, e para në histori. 44 mijë firma. 4400 vota kundër Bashës. Nuk ka punë gjykata. Nuk vendos gjykata për shumicën dhe pakicën, por vlerëson statutin. Z.Basha nuk ka kundërshtuar asnjë votë të Kuvendit Kombëtar dhe as një firmë të Referendumit.

Pyetje: Si zgjidhet ky konflikt?

Berisha: Nuk mund të krahasoj ata që janë aty, sepse ata janë fibra politike të partisë. Janë një grup punonjësish, që nuk mund të t’i mohoj kontributin, por nuk kanë fibrën e duhur politike. Ai është kufomë politike i mbajtur nga Edi Rama.

E futi në koma Lulzim Basha PD-në dhe po rivitalizohet në mënyrë të shpejtë. Sigurisht që kam përgjegjësi të plotë që nuk u ktheva në vitin 2017. Këto 8 vite ata nuk patën opozitë. Ajo që quhej opozitë ishte tërësisht një fasadë e qeverisë. Dje u faktua se nuk ishte gjë tjetër veccse seksion i saj. Shqiptarët duhet jtë jenë të lumtur se ka përpjekje për të shpëtuar pluralizmin . Ata njerëz që vijnë ata janë idealiste. Vijnë me aq zemër të thyer, sa kurrë ndonjëherë në jetën e tyre për të protestuar para selisë së partisë tyre, që të jete parti e vërtetë dhe jo fake.

Pyetje: A do përsëritet kjo skenë?

Berisha: Lulzim Bashës ju propozuan disa zgjidhje. Të largohej vetë, por refuzoi. I dërguam njerëz të ndiqte referendumin, por refuzoi në mënyrë kategorike. I propozoi Edi Paloka të hapim garën për kryetar partie. I tha që ka vetëm një zgjidhje, kalo në votëbesim, jo për garë. E refuzoi duke i thënë me Berishën kundër kurrë se bëj atë gjë. Para një javë i ka thënë Edi Paloka prano të hapim garën për kryetar. Por ai nuk pranon sepse është peng. Edhe minutën e fundit për t’u treguar njeri, mund ta bësh, por ai është peng dhe i refuzon të gjitha. Cila është zgjidhja?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu