Kriza për zgjedhjen e drejtorit të RTSH, dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen!

0

Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë nga dhjetë kandidatë për drejtor të RTSH–së, Këshilli Drejtues i televizionit publik ka hyrë në krizë.

T.Ch shkruan se gjatë ditës së sotme, nënkryetari i Këshillit Drejtues, Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kanë dhënë dorëheqjen.

Vendimi i tyre vjen pak ditë pasi u pyetën në Komisionin e Medias lidhur me vendimmarrjen në Këshill për garën për drejtues të RTSH-së.