Krizë çmimesh dhe produktesh/ Marketet në Gjirokastër nuk japin më shumë se 3 litra vaj për një familje

0

Në të gjithë vendin, kriza e rritjes së çmimeve sa vjen dhe vërehet edhe më shumë duke marrë parasysh se çmimet për produkte të caktuara janë dyfishuar, duke rënduar tepër xhepat e konsumatorëve shqiptarë.
Së fundmi, raportohet se në marketet e Gjirokastrës, produktet ushqimore jepen me sasi të limituara për të gjithë klientët.

Fax News mëson se në disa prej marketeve, një familje nuk mund të blejë më shumë se tre litra vaj. Kjo duket se vjen si rezultat i mungesës së produkteve në tregun shqiptar, duke filluar nga mielli, ku magazina të tëra janë zbrazur nga qytetarët të cilët të frikësuar se mund të mbesin pa të janë dyndyr nëpër të gjitha pikat e mundshme të shitjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu