Pas 17 vitesh, Kroacia ka vendosur të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, një vendim i miratuar të premten nga Parlamenti kroat me shumicë votash.
Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, gjatë seancës parlamentare theksoi se Kroacia po përballet me rritje të kërcënimeve të ndryshme, të cilat kërkojnë një reagim të shpejtë dhe efektiv nga i gjithë komuniteti.
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte shfuqizuar në vitin 2008, një vit para se Kroacia t’i bashkohej NATO-s.
Rikthimi i tij synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe përgatitjen e qytetarëve për situata emergjente apo krize të mundshme.





